Ky seminar eksploron mënyrën se si teknologjitë e bazuara në të dhëna përdoren për ndikim politik, në veçanti çfarë të dhënash mblidhen, blihen dhe u shiten partive politike, si përdoren këto të dhëna për të profilizuar votuesit dhe për të përcaktuar ndikimin politik, si dhe si përdoren të dhënat për të rritur suksesin e një fushate politike. Pjesëmarrësit, pavarësisht nga niveli i tyre i ekspertizës, do të përfshihen në diskutime dhe ushtrime për të kuptuar kompleksitetin e teknologjive të ndryshme të bazuara në të dhëna. Qëllimi i trajnimit është të krijojë një hapësirë bashkëpunuese, ku pjesëmarrësit të ndajnë përvoja nga jeta personale apo profesionale, duke mundësuar identifikimin e mënyrave e mjeteve të çveçanta për hetim.
Përmbledhje e trajnimit
Tema: Trajtim i mënyrës se si të dhënat përdoren si aset dhe gjenerojnë dije - inteligjencë për fushata zgjedhore dhe ndikim politik.
Agjenda
- Hapja dhe prezantimi i temës (35 minuta)
- Si përdoren të dhënat si aset politik (60 minuta)
- Si përdoren të dhënat si inteligjencë politike (90 minuta)
- Mbyllja (15 minuta)
Pjesëmarrësit:
Gazetarë, studiues, aktivistë, teknologë dhe të gjithë të interesuarit për të hulumtuar përdorimin e të dhënave personale në politikë.
Objektivat:
- Të krijohet një kuptim bazë i kornizës së teknologjive të të dhënave politike.
- Të analizohet roli i të dhënave si një aset politik.
- Të trajtohet përdorimi i të dhënave si inteligjencë politike.
- Të shqyrtohet se si të dy këto përdorime të të dhënave mbështesin ndikimin politik.
Udhëzues për trajnuesit:
- Ky trajnim është i ndarë në katër sesione.
- Këto katër sesione mund të realizohen së bashku si një trajnim i vetëm (me kohëzgjatje maksimale prej 3 orë e 30 minuta). Sesionet mund të organizohen gjithashtu në dy pjesë: Hapja + Sesioni 2 (95 minuta) dhe Sesioni 3 + Mbyllje (125 minuta).
- Midis sesioneve mund të shtoni një pushim të shkurtër ose një ushtrim të shpejtë (shembuj të ushtrimeve që aktivizojnë pjesëmarrësit mund t'i gjeni këtu.
- Për trajnimet online, rekomandohet të përdorni një kohëmatës në ekran gjatë ushtrimeve në grupe të vogla apo gjatë pushimeve të shkurtra.
- Kushtojini vëmendje shënimeve si "Përgatitja". Trajneri duhet të përgatisë paraprakisht prezantimin, pasi në disa seksione ka lidhje me materiale të caktuara dhe trajneri pritet të zgjedhë një ose më shumë shembuj për t'i ndarë me pjesëmarrësit. Sa herë që është e mundur, përshtatni këshillat, shembujt dhe rastet sipas kontekstit të audiencës tuaj.
Mënyra e zhvillimit të trajnimit: Online ose me pjesëmarrje fizike
Kohëzgjatja e trajnimit (pa pushime): 3 orë e 30 minuta
Numri i pjesëmarrësve: 6 - 24
Trajnime të ndërlidhura: Ky trajnim mund të kombinohet me seminarin: How political campaigns use personal data
Artikuj dhe udhëzues të rëndësishëm:
- The Political Data Technologies Framework, The Influence Industry Project, Tactical Tech.
- Data as a Political Asset, The Influence Industry Project, Tactical Tech
- Data as Political Intelligence, The Influence Industry Project, Tactical Tech
Shënime mbi përdorimin e mjeteve online për ushtrimet:
- Sigurohuni që mjetet online që keni sugjeruar, për mbajtjen e shënimeve ose prezantime nga pjesëmarrësit, të jenë të disponueshme falas dhe të funksionojnë për më shumë se një përdorues në të njëjtën kohë, dhe të mos kërkojnë krijimin e llogarive personale me një përdorim.
- Sigurohuni që platforma ose mjeti i përzgjedhur të jetë i lehtë për t'u përdorur edhe nga pjesëmarrësit që kanë pak ose aspak përvojë teknike. Kjo do të kursejë kohë dhe do të bëjë që çdo pjesëmarrës të mund të marrë pjesë pa vështirësi.
- Informoni pjesëmarrësit paraprakisht për mjetet online që do të përdorni gjatë sesionit dhe jepuni mundësinë të njihen me to përmes një tutoriali nëse është e nevojshme.
## Aktivitetet mësimore
1. Hapja dhe prezantimi i temës (35 minuta)
Si objektiv:
- Prezantoni veten dhe materialin; kërkoni që pjesëmarrësit të prezantohen.
- Të kuptuarit e mënyrës se si teknologjitë përdoren në fushatat e ndikimit politik mbi publikun.
Mjete / Materiale: letër, laps, ose një tabelë digjitale ku bashkëpunohet.
Përgatitja:
- Përpara prezantimit, përgatituni e lexoni: The Political Data Technologies Framework
- Ushtrim në grup: "Ekspedita e mjeteve elektorale" kërkon që pjesëmarrësit të identifikojnë fushata politike nga vende të ndryshme nga vendi i tyre. Në rast se pjesëmarrësit nuk mund të identifikojnë ndonjë, ose nëse të gjithë zgjedhin të njëjtën fushatë është mirë që paraprakisht të përgatisni një listë me fushata politike në rajone e vende të tjera.
Prezantimi i trajnimit dhe pjesëmarrësve
Lexo, Shiko, Dëgjo | 15 minuta
Përgatitja për trajnuesin:
Nëse ky është një trajnim i pavarur (pra, nuk është i lidhur me seminarin hyrës:"How political campaigns use personal data":
- Përshëndetni pjesëmarrësit dhe prezantoni veten dhe ekipin.
- Prezantoni projektin (nëse trajnimi është pjesë e një nisme më të madhe) dhe jepni një informacion të shkurtër përse po organizoni këtë trajnim dhe pse e konsideroni të rëndësishëm për këtë grup.
- Diskutoni rregullat bazë të trajnimit. Këtë mund ta bëni në mënyrë bashkëpunuese duke inkurajuar pjesëmarrësit të propozojnë edhe ata rregulla.
- Nëse është e nevojshme, mund të merrni më shumë kohë për këtë pjesë, në varësi të madhësisë së grupit.
- Përfshini një aktivitet për 'thyrjen e akullit': Kërkoni nga pjesëmarrësit të prezantohen dhe t"i përgjigjen një pyetjeje të shkurtër për atë që shpresojnë të mësojnë nga ky trajnim.
Nëse ky trajnim është një vazhdim i trajnimit të mëparshëm "How political campaigns use personal data":
- Bëni një përmbledhje të shkurtër të elementëve kryesore te sesionit të mëparshëm.
- Nëse ky trajnim po zhvillohet një javë ose më shumë pas të parit, jepini pak më shumë kohë hyrjes.
- Parashtroni objektivat dhe agjendën e këtij sesioni.
- Kërkoni nga pjesëmarrësit të shënojnë temat, pyetjet, njerëzit, partitë politike, mjetet, teknologjitë dhe aspektet e tjera që u diskutuan më parë dhe që mund të jenë të rëndësishme nëse ata vendosin të hulumtojnë mbi temën.
Si përdoren teknologjitë e bazuara në të dhëna për ndikim politik?
Pun**ë në grup | 15 minuta**
Qëllimi i këtij sesioni është të rendisë e shqyrtojë cilat mjete përdoren për të komunikuar me votuesit gjatë fushatave politike. Kjo do t'u japë pjesëmarrësve një bazë për diskutimet e mëtejshme.
[10 minuta] Ushtrim në grupe të vogla: "Eksplorimi i Mjeteve për Fushata Zgjedhore""
Udhëzues:
-
Ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla prej 3-4 vetash.
-
Çdo grup duhet të zgjedhë një fushatë politike nga një rajon i veçantë i botës, duke u përpjekur të sjellë vende dhe periudha të ndryshme.
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit që të hulumtojnë përmes kërkimit në motorë kërkimi ose në media sociale se cilat mjete janë përdorur në fushatën që kanë zgjedhur.
-
Ofroni një listë me disa mjete të cilat mund t'i identifikojnë si:
- Reklama të afishuara dhe postera.
- Reklama televizive dhe në radio.
- Mbledhje dhe takime me votuesit.
- Takime shtëpi më shtëpi për të bindur votuesit.
- Fushata në mediat sociale
- A mund të identifikojnë edhe mënyra e kanale të tjera që politikanët apo partitë politike kanë përdorur për të përhapur mesazhet e tyre?
[5 minuta] Diskutim pas ushtrimit
Pasi grupet të përfundojnë kërkimin, drejtoni diskutimin duke parashtruar këto pyetje:
- Cilat mjete identifikuat që janë përdorur në fushatën që analizuat?
- A mendoni se këto mjete kontribuuan në suksesin apo dështimin e fushatës?
- Pse u zgjodhën këto mjete? A mendoni se konteksti ndikoi në zgjedhjen e mjeteve?
Mbyllja e ushtrimit:
- Përmbylleni diskutimin me një përmbledhje të shkurtër, si p.sh.:\ Ndoshta teknologjia më e njohur e lidhur me ndikimin politik është Facebook. Megjithatë, siç kemi parë në këtë ushtrim, kanalet e ndikimit janë shumë më të shumëllojshme.
Teknologjitë e bazuara në të dhëna që përdoren për ndikim politik
Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta
[5 minuta] Prezantim
Udhëzues:
Përgatitni një prezantim të shkurtër duke përfshirë çështjet e mëposhtme:
-
Për të zhvilluar reklamat dhe postimet që shohim gjatë fushatave politike, partitë politike dhe kompanitë private me të cilat ato bashkëpunojnë, përdorin teknologji të bazuara në të dhëna, që shpesh janë më pak të dukshme madje edhe të fshehura.
-
Projekti The Influence Industry ka ndarë në tri pjesë se si të kategorizojmë e kuptojmë përdorimin e teknologjisë nga grupet politike:
◦ Të dhënat me vlerë për politikën -- Grupet e të dhënave që përmbajnë informacione të vlefshme për qytetarët, si regjistrat e votuesve dhe të dhënat e konsumatorëve, konsiderohen një aset i çmuar për entitetet politike.
◦ Të dhënat si dije / inteligjencë politike -- Analiza e këtyre të dhënave për të marrë informacion, i cili u jep formë strategjive të fushatave.
◦ Të dhënat si ndikim politik -- Përdorimi i teknikave të ndikimit digjital, të cilat bazohen në përfundimet e nxjerra nga mbledhja e të dhënave individuale. Kjo është ajo që nuk dallohet e nuk bëhet e dukshme publikisht.
-
Gjatë trajnimit do të thellohemi më shumë në dy aspektet që ndikojnë në influencën politike: Të dhënat si aset dhe si dije - inteligjencë.
-
Për të mësuar më shumë rreth ndikimit, shikoni modulin: "Data: From Personal to Political".
2. Përdorimi i të dhënave që kanë vlerë për politikën? (60 minuta)**
Objektiv:\ Të eksplorohet mënyra se si të dhënat e konsumatorëve, listat e votuesve dhe të dhënat që rrjedhin nga shkeljet e sigurisë apo hakerimet mblidhen, përpunohen dhe përdoren në mënyrë strategjike në kontekstin e zgjedhjeve politike, dhe ii) të kuptohet vlera e tyre si aset për fushatat politike dhe kompanitë private.
Përgatitja:
-
Rekomandohet që të përgatitni paraprakisht prezantimin ku të rendisni edhe përkufizime kyçe, shembuj dhe referenca.
-
Gjatë këtij sesioni është e nevojshme të jepni shembuj të teknologjive; disa prej tyre mund t'i gjeni në:
Si mund të jenë të dhënat e konsumatorëve me vlerë për politikën?
Lexo, Shiko, Dëgjo | 35 minuta
Udhëzues:
Përgatitni një prezantim që përfshin këto çështje:
-
Ekzistojnë grupe të vlefshme të dhënash mbi votuesit e mundshëm, të cilat shkëmbehen midis kandidatëve politikë, merren nga regjistrat kombëtarë, blihen dhe shiten nga ndërmjetës të të dhënave për qëllime fitimi, ose dalin në dritë përmes hakerimeve dhe rrjedhjeve të qëllimshme nga ata që duan t'i përdorin për përfitime të caktuara.
-
Të kuptuarit e të dhënave si aset përfshin një gamë të gjerë metodash për mbledhjen, ruajtjen dhe ndarjen e sasive të mëdha të të dhënave:\ *“Asetet janë sende ose mallra me vlerë që i përkasin një individi, kompanie apo qeverie. Një aset ka potencialin të sjellë përfitim për subjektin që e zotëron. Asetet mund të shiten ose të shkëmbehen në vlerë.” (Source "Data as a Political Asset")
-
Regjistrat e votuesve janë aseti kryesor i një fushate politike. Këto mund të kuptohen në dy mënyra:
- Si dosje të veçanta të ofruara nga qeveria, me emrat dhe vendndodhjen e votuesve të regjistruar.
- Si bazë të dhënash me informacion të grumbulluar për votues të veçantë, të përdorura për fushata politike dhe mbledhjen e fondeve.(Reference: "Voter Files: Political data about you").
-
Këto të dhëna vijnë nga burime të shumta digjitale dhe analoge (nëse janë analoge, dikush ka krijuar një databazë - një bazë të dhënash). Për shembull:
- Të dhëna publike, si dokumente publike që përfshijnë akte të regjistruara, të dhëna tatimore, regjistrim në hyrje të objekteve qeveritare dhe të dhëna të regjistrimit të popullsisë.
- Të dhënat e konsumatorëve ndihmojnë tregtarët e të dhënave të zhvillojnë, shtojnë dhe më pas t'i shesin këto të dhëna kompanive dhe grupeve politike që kane në shenjestër konsumatorët --- në këtë rast, votuesit --- sipas preferencave apo karakteristikave të tyre të perceptuara.
- Tregtarët e të dhënave kanë një rol kyç në shitjen dhe shkëmbimin e të dhënave të konsumatorëve dhe votuesve.
- Tregtarët e të dhënave dhe kompanitë e analizës, përpilojnë baza të dhënash të gjera mbi votuesit, duke përfshirë të dhëna demografike, të dhëna mbi sjelljen dhe psikologjinë e votuesit duke përdorur burime të ndryshme.
-
Partitë politike mbledhin edhe vetë të dhëna, përmes formularëve të regjistrimit nëpër takime, nga faqet e tyre të internetit, nga kontaktet derë më derë, apo aplikacionet e krijuara posaçërisht për këtë qëllim.
Përgatitja:
-
Gjeni dhe prezantoni të paktën një shembull nga konteksti juaj apo i pjesëmarrësve në trajnim për një software për databazë që përdor një parti politike, ose një bazë të dhënash nga një kompani private.
-
Nëse dëshironi të studioni më tej se çfarë janë të dhënat dhe si kalojnë nga personale në politike, shikoni modulin e trajnimit: Data: From Personal to Political
Vetëdijesimi për aksesin në regjistrat e votuesve
Hulumtim | 15 minuta
[10 minuta] Ushtrim individual: Regjistri i votuesve
Udhëzues:
-
Informoni pjesëmarrësit që në disa vende regjistrat elektoralë janë të aksesueshëm publikisht.
-
Për shembull: Në Kili, regjistri elektoral është i aksesueshëm falas dhe përmban informacione për shtetasit kilianë mbi moshën 17 vjeç. Ka rregulla kundër përdorimit të këtyre të dhënave për qëllime tregtare, por ka shumë pak kufizime të tjera (ref: "Data as a Political Asset")
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit qe të kërkojnë nëse regjistri elektoral i vendit të tyre, ose i një vendi të zgjedhur prej tyre është i hapur për publikun.
-
Nëse regjistri është i hapur për publikun, le të hulumtojnë se si mund të përdoren këto të dhëna.
-
Nëse regjistri nuk është i hapur për publikun, kërkoni të gjejnë nëse ka vendim e arsye zyrtare për këtë, dhe kush ka akses në regjistër (në mënyrë jo publike).
[5 minuta] Diskutim pas ushtrimit
-
Kujtojuni pjesëmarrësve që databazat e votuesve, përfshirë edhe adresat e e-mailit shiten ose bëhen të disponueshme për politikanët në nivel kombëtar apo lokal.
-
Këto të dhëna shërbejnë si baza për grumbullimin e mëtejshëm të të dhënave për individët.
-
Pyetini pjesëmarrësit:
- Çfarë lloj informacioni duhet të përfshihet apo të mos përfshihet në regjistrin e votuesve?
- Kush lejohet të ketë akses në këto të dhëna?
Hakerimet dhe rrjedhjet e të dhënave
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzues:
Përgatitni një prezantim që do të trajtojë këto çështje:
-
Se si asetet e të dhënave janë përgjegjësi politike.
-
Të dhënat e votuesve mund:
-
të vidhen në mënyre digjitale
-
të rrjedhin pa dashje
-
të mos jenë të siguruara mirë
-
të vidhen fizikisht nga pajisje që përmbajnë të dhënat.
-
-
Kur ndodhin këto shkelje vihet në rrezik privatësia dhe siguria e gjithë personave të identifikuar.
-
Këto shkelje mund të shkaktojnë:
-
erozion të besimit publik ndaj institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e të dhënave
-
kanë pasoja ligjore si gjoba për mosrespektim të rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave
-
dëmtime personalisht të individëve, vjedhje identiteti, shqetësime dhe ngacmime.
-
-
Duke e bërë shumë të nevojshme marrjen e masave të sigurisë kibernetike në menaxhimin e të dhënave të votuesve gjatë zgjedhjeve politike.
Përgatitja: Jepni një shembull të një rrjedhjeje të të dhënave nga konteksti juaj, ose zgjidhni një shembull nga Breaches, Leaks and Hacks: The vulnerable life of voter data
-
Pyetini pjesëmarrësit: Si mund të përdoren rrjedhjet dhe hakerimet nga partitë politike apo grupimet e opozitës?
-
Mbylleni sesionin duke përfunduar: Grupe të ndryshme duan t'i përdorin të dhënat e marra nga një sërë burimesh për të influencuar opinion dhe zgjedhjen e individëve.
-
Tregtarët e të dhënave, platformat digjitale dhe kompanitë e konsulencës politike mbledhin të dhëna nga konsumatorët e platformave të ndryshme për të krijuar, ruajtur, shtuar dhe zgjeruar bazat e tyre të të dhënave.
-
Këto baza të dhënash (dhe të dhënat brenda tyre) janë një aset për partitë apo kompanitë --- që do të thotë se ato krijojnë vlerë, duke rritur kështu edhe motivimin për t'i mirëmbajtur dhe për të shtuar vazhdimisht të dhëna të reja.
-
Por të dhënat të cilat janë të keq menaxhuara mund t'u hapin shumë probleme partive dhe grupeve që i menaxhojnë.
3. Përdorimi i të dhënave për inteligjencë politike (90 minuta)
Qëllimi:\ Të eksplorohet mënyra se si të dhënat përdoren si inteligjencë politike, përfshirë testimin A/B, gjurmimin nga palë të treta, dëgjimin digjital dhe profilizimin psikometrik, të gjitha në kontekstin e zgjedhjeve politike.
Përgatitja:
-
Rekomandohet të përgatitni paraprakisht prezantimin ku të shtjelloni nocionet kryesore, me shembuj dhe referenca:
Si mund të përdoret testimi A/B për inteligjencë politike?
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzues për prezantimin:
-
Shpjegojani pjesëmarrësve se një pjesë e rëndësishme e proceseve demokratike është të kuptuarit e asaj që mendon dhe dëshiron elektorati.
-
Informoni pjesëmarrësit që gjatë këtij sesioni do të hulumtoni teknologjitë që përdoren për të mbledhur inteligjencë politike për suksesin e një fushate.
-
Një nga këto metoda është: Testimi A/B, i njohur edhe si testimi i ndarë, i cili krahason dy ose më shumë variante të një reklame apo mesazhi për të përcaktuar se cili funksionon më mirë.
◦ Testimi A/B është tashmë i integruar në fushatat politike dhe është pjesë e praktikës për faqet e internetit, e-mailet (në subjekt dhe përmbajtje), elementet e dizajnit (imazhet, butonatnë sfond), titujt dhe postimet direkte, reklamat në TV, radio, thirrjet telefonike si dhe mesazhet tekst, për të "gjetur formulën e duhur të komunikimit".
Përgatitja:
-
Jepni 1-2 shembuj të testimit A/B që janë të rëndësishëm për kontekstin tuaj. Shembuj mund të gjenden këtu: "A/B Testing: Experiments in campaign messaging".
-
Pyetini pjesëmarrësit nëse shohin ndonjë avantazh apo disavantazh të testimit A/B.
- Disa avantazhe: Testimi A/B sfidon proceset tradicionale të vendimmarrjes dhe i lejon fushatat të testojnë supozimet që kanë.
- Disa disavantazhe: Disa njerëz do të 'ekspozohen' ndaj variantit më pak efektiv, çka mund t'i bëjë të ndjehen të përjashtuar, të shkaktohen keqkuptime; proceset demokratike mund të ndikohen edhe nga çështje të transparencës, manipulimit dhe përgjegjësisë.
Si mund të përdoret gjurmimi nga palë të treta për inteligjencë politike?
Praktikë | 25 minuta
[10 minuta] ushtrim individual: Zbulimi i gjurmës digjitale
Udhëzues:
-
Trackography është një mjet online i zhvilluar nga Tactical Tech që ilustron vizualisht se kush na gjurmon online dhe ku udhëtojnë të dhënat tona, kur hyjmë në faqe të ndryshme interneti.
- Shënim: Ky mjet synon vetëm të tregojë strukturën e gjurmimit dhe mënyrën se si të dhënat udhëtojnë; faqja https://trackography.org nuk është përditësuar që nga viti 2018 dhe nuk ka plane për përditësime të ardhshme.
-
Duke përdorur këtë mjet si një hapësirë praktike të sigurt, pjesëmarrësit do të kuptojnë se si kompanitë i gjurmojnë ata gjatë shfletimit të internetit, cilat vende strehojnë serverat e faqeve që ata vizitojnë dhe cilat vende strehojnë serverat e kompanive që i gjurmojnë .
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit të përdorin këtë mjet individualisht në pajisjen e tyre personale. Qëllimi i këtij ushtrimi është t'i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë gjurmimin nga palë të treta, përpara se të thellohen në mënyrën si ky gjurmim përdoret për qëllime politike.
-
Më shumë informacion mbi këtë mjet dhe përdorimin e tij për të kuptuar më mirë privatësinë digjitale dhe gjurmimin online mund të gjendet këtu.
[10 minuta] Diskutim pas ushtrimit
Pasi pjesëmarrësit të kenë eksploruar mjetin lehtësoni një diskutim duke përdorur pyetjet e mëposhtme:
-
A ju befasuan rezultatet që patë në Trackography?
-
Çfarë ndikimi politik mund të ketë ky lloj i përhapur gjurmimi?
-
A keni vënë re më parë të njëjtat reklama politike në vende të ndryshme?
-
A dini për raste të tjera ose keni hetuar raste kur të dhënat janë mbajtur ose ndarë përtej kufijve shtetërorë?
[5 minuta] Prezantim
Mbylleni ushtrimin duke theksuar këto pika:
-
Gjurmimi nga palë të treta i referohet përdorimit të teknologjive për të monitoruar atë që dikush bën përmes shërbimeve digjitale. Disa nga teknologjitë e lidhura me gjurmimin përfshijnë:
-
Cookies: Skedarë të vegjël që mund të përmirësojnë përvojën në faqe duke mbajtur mend detaje dhe preferenca (si informacionin e hyrjes ose artikujt në shportë).
-
Cookies të palës së parë (p.sh. ato për shportën e blerjeve) ndihmojnë funksionimin e faqes ashtu siç pritet nga përdoruesi; ndërsa cookies të palës së tretë mund të vazhdojnë të gjurmojnë ushtrimin në internet të përdoruesit përtej faqes fillestare edhe pasi ajo faqe është mbyllur.
-
Pikselët e gjurmimit: imazhe të vogla, të padukshme (sa një piksel) në një faqe interneti që i përkasin palëve të treta dhe mbledhin informacione si pajisja e përdoruesit dhe cilësimet e shfletuesit që ai përdor.
-
Përgatitja:
- Gjeni 1-2 shembuj të gjurmimit nga palë të treta për të ndarë me pjesëmarrësit, që janë të përshtatshëm për kontekstin tuaj. Mund të shihni disa shembuj të përgatitur këtu: "Third-Party Tracking: Cookies, beacons, fingerprints and more".
Si mund të përdoret dëgjimi digjital për inteligjencë politike?
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzues:
Përgatisni një prezantim që përfshin këto çështje:
-
Dëgjimin digjital - një term që përfshin mbledhjen e informacionit duke monitoruar dhe analizuar atë që dikush bën ose thotë në platformat e mediave sociale si Facebook dhe ëX (ish-Tëitter). Analizohet sjellja (ëripostim, pëlqim, ndarja e një imazhi ose komentimi në një postim) edhe përmbajtja (hashtags, postimet dhe komentet). Në disa raste, këto analiza përdoren për të arritur të të dhëna të tjera që japin gjendjen emocionale të individit.
-
Ja një citat nga një intervistë e marrë nga The Influence Industry:\ "Ne nuk kemi pyetësorë. Thjesht gjurmojmë të dhënat, gjithçka që njerëzit postojnë në forume publike dhe i organizojmë ato rreth një fjale kyçe ose një teme. Nuk i kërkojmë njerëzve të japin mendim apo të reagojnë për çc'ka ndodh. Thjesht i vëzhgojmë se çfarë bëjnë e thonë natyrshëm. Sepse një pyetje sondazhi mund të manipulohet për të marrë përgjigjen që dëshiron. Prandaj ne thjeshtë vëzhgojmë. Nuk e shohim të nevojshme të bëjmë pyetje --- dhe kjo është vërtet frikshme, falë faktit që mund të gjurmojmë, për shembull, deri 70 pëlqime të mëparshme të dikujt dhe të arrijmë në konkluzione rreth qëndrimeve të tij/saj ndaj problemeve sociale." (Ref: "Data as Political Intelligence".)
-
Pyesni pjesëmarrësit se çfarë mendojnë në lidhje me këtë citat.
-
Shpjegoni se dëgjimi digjital përdoret gjithashtu në kontekstin e politikës dhe zgjedhjeve për të kuptuar se çfarë mendojnë dhe ndjejnë njerëzit rreth temave të caktuara apo kandidatëve te veçantë.
Përgatitja:
-
Mund të gjeni shembuj, të ngjashëm me këto këtu:"Digital Listening: Insights from social media"
-
Diskutoni me pjesëmarrësit se dëgjimi digjital shpesh perceptohet si një përfaqësim "i saktë" i asaj që mendon një grup i madh individësh për një temë, sepse ata nuk janë të vetëdijshëm që po mblidhen të dhënat e tyre në kohë reale.
-
Megjithatë, duhet theksuar se njerëzit mund të ndryshojnë mendim nga dita në ditë dhe që ajo që një person thotë online mund të jetë ndryshe nga ajo që ai/ajo me të vërtetë mendon e bën.
Profilizimi: Testi i personalitetit politik
Krijo | 15 minuta
[10 minuta] Ushtrim individual: Testi i personalitetit politik
Udhëzues:
-
Prezantoni tek pjesëmarrësit mjetin OCEAN të Tactical Tech.
-
Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë testin psikometrik. Mund t'i udhëzoni të zgjedhin midis 10 ose 25 pyetjeve, në varësi të kohës që keni në dispozicion. Pjesëmarrësit duhet të zgjedhin opsionin "Madhor" dhe të përdorin gjuhën me të cilën ndihen më mirë.
-
Pas pak pyetini pjesëmarrësit nëse duan të ndajnë me grupin tipin e personalitetit të tyre dhe se çfarë lloj reklamash mund të tërheqin njerëz si ata.
[5 minuta] Diskutim pas ushtrimit
-
Përmendni se modeli OCEAN, i njohur edhe si 'Big Five', mat tiparet e personalitetit: të qenit i/e hapur ndaj përvojave të reja (openness), i/e ndërgjegjshëm (conscientiousness), ekstrovert(e), i/e pajtueshëm e jo konfliktual (agreeableness) dhe neurotik(e) (neuroticism).
-
Ky model ofron material të vlefshëm për fushatat politike duke u mundësuar përshtatjen e mesazheve që të jenë më efektive, sepse do bazohen në tiparet e personalitetit të votuesit.
-
Pyesni pjesëmarrësit:
- A keni parë reklama të ngjashme me ato të sugjeruara nga OCEAN?
- Kur mendoni se do të keni më shumë mundësi të shihni reklama të tilla?
- Si ndiheni kur shihni reklama të tilla? I ndiqni deri në fund i lexoni apo i kaloni me shpejtësi?
- A mendoni se testi e përcaktoi saktë mënyrën se si do të dëshironit të viheni në shënjestër nga reklamat? Nëse jo, pse mendoni se nuk e bëri? A mendoni se mund të ishte më i saktë nëse do të kishte më shumë të dhëna apo detaje?
Si mund të përdoret profilizimi për ndikim politik?
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzues
Prezantim:
-
Shpjegojani pjesëmarrësve se kur ata profilizohen nga një parti politike ose një kompani private, qëllimi është të krijohet një profil i detajuar i tyre - jo vetëm mosha apo vendbanimi, por edhe shtresat e personalitetit, zakonet dhe preferencat e tyre.
-
Shpjegojani pse profilizimi psikometrik është zhvilluar nga akademikët, më pas është përdorur nga marketuesit dhe profesionistët e komunikimit politik.
-
Profilizimi psikometrik është një nga disa lloje të profilizimit. Disa nga kategoritë kryesore të profilizimit përfshijnë:
- Profilizimi psikometrik, që përdor metoda të njohura shkencore për të kategorizuar njerëzit, siç është mjeti OCEAN.
- Profilet demografike, të bazuara në gjininë, fenë, etninë, vendbanimin, të ardhurat dhe numrin e anëtarëve të familjes, shpesh pjesë e të dhënave të regjistrimit të popullsisë.
- Profilet e opinioneve, të bazuara në mendimet e njerëzve, si grupe që mbështesin ose kundërshtojnë një ligj të caktuar, ose që janë pro apo kundër lëvizjeve politike të caktuara. Këto mund të mblidhet përmes sondazheve dhe dëgjimit digjital.
- Profilet e sjelljes, bazuar në modelet e sjelljes së tyre, si për shembull sa shpesh blejnë, çfarë lexojnë në internet ose në cilën orë të ditës lexojnë e-mailet.
Sondazhi
Praktikë | 15 minuta
Udhëzues
[10 minuta] Ushtrim individual dhe në grup
-
Vendosni një kohëmatës për 5 minuta.
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit që individualisht të rendisin llojet e profilizimit nga "më i dobishmi për demokracinë dhe me etiku si fushatë" te "më i rrezikshmi për demokracinë dhe jo etiku si fushatë":
- Profilizimi i sjelljes (Behavioural)
- Profilizimi demografik (Demographic)
- Profilizimi i opinioneve (Opinion)
- Profilizimi psikometrik (Psychometric)
-
Pas 5 minutash, vendosni edhe një kohëmatës për 5 minuta të tjera.
-
Organizoni pjesëmarrësit në grupe të vogla prej 3-4 vetash.
-
Kërkoni që grupet të bien dakord për renditjen dhe ta paraqesin zgjedhjen e tyre si grup.
[5 minuta] Diskutim pas ushtrimit
-
Jepni mundësinë pjesëmarrësve të ndajnë kategorizimin me gjithë grupin e madh.
-
Diskutoni për çdo ndryshim që ata kanë pasur brenda grupeve ose midis grupeve.
-
Pyesni pjesëmarrësit: "Nëse do të punonit për një parti politike, a do të përdornit ndonjë nga këto forma profilizimi për një informacion më të shënjestruar?"
-
Pastaj pyesni: "Nëse do të punonit për një parti politike, cilat prej këtyre formave të profilizimit do të shmangnit për një informacion më të shënjestruar?"
Përmbledhje e pikave kryesore
Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta
Udhëzues:
-
Mbyllni këtë seksion duke ju rikthyer konkluzioneve të modulit "Të dhënat si një aset politik":
-
Të dhënat krijohen dhe mblidhen në baza të dhënash të vlefshme (për entitetet që i zotërojnë ato), dhe më pas bëhen me kuptim për t'i dhënë formë veprimit, strategjisë dhe "inteligjencës" së grupeve politike.
-
Përmes këtyre supozimeve, grupet politike mund të vënë në shënjestër votuesit dhe grupe të caktuara votuesish me mesazhe që kanë më shumë gjasa të jenë bindëse për ta.
-
Këto praktika, njësoj si mbledhja e të dhënave, kryhen kryesisht në mënyrë të fshehtë.
4. Mbyllja (15 minuta)
Wrap-up
Përmbledhje - Lexo, Shiko, Dëgjo | 3 minuta
Udhëzues:
-
Përmblidhni mësimet në një prezantim të shkurtër:
- "Të dhënat" janë një term i gjerë, që mund të aplikohet në disa pjesë të procesit të fushatave politike dhe ndikimit, përfshirë:
-
mbledhjen, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave dhe të grupuara, të cilat mund të jenë aset për grupet politike.
-
transformimin e të dhënave të analizuara në inteligjencë për suksesit e mundshëm të mesazheve të fushatës dhe profileve të grupeve të shënjestruara.
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit të mendojnë se çfarë do të donin të hulumtonin më tej.
Përgatitja: Nëse e lejon koha, sugjeroni një ushtrim të përshtatshëm për të reflektuar për temën,
*Çfarë ja vlen të mbahet mend? (Takeaëays)**
Diskutim | 12 minuta
Udhëzues:
-
Pyesni pjesëmarrësit si më poshtë për të ditur se si e kanë përjetuar këtë trajnim. Mund të ndajnë përgjigjet me gojë ose t'i shkruajnë në fletë shënimeshapo në tabelë digjitale. Nëse nuk keni shumë kohë, theksoni se nuk është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve:
- Cila ishte gjëja më e rëndësishme që mësuat gjatë këtij trajnimi?
- Cili ishte një informacion krejtësisht i ri e i paditur më parë që mësuat gjatë këtij trajnimi?
- Për cilat tema do të donit të mësonit më shumë dhe do t'i hulumtonit më tej?
- A keni identifikuar ndonjë temë apo çështje që është me vlerë për vendin apo rajonin tuaj?
- Në një shkallë nga 1 në 5, sa mendoni se janë të vetëdijshëm njerëzit në vendin tuaj për faktin që të dhënat e tyre personale përdoren për t'i ndikuar politikisht përmes teknologjive të ndryshme? Përse mendoni kështu?
- A njihni ndonjë politikan apo parti politike në vend që mund të konsiderojë (ose tashmë është duke përdorur) këto teknologji për ndikim politik? Pse mendoni kështu?
Falënderoni pjesëmarrësit për bashkëpunimin, entuziazmin dhe interesin.
Na kontaktoni
Na kontaktoni te Exposing the Invisible nëse:
- Keni ndonjë pyetje mbi planin e këtij trajnimi dhe udhëzimet.
- Keni përdorur këtë plan trajnimi dhe dëshironi të ndani komente ose sugjerime për përmirësim.
- Keni përshtatur planin e trajnimit për një kontekst specifik dhe dëshironi të ndani rezultatet me ne.
- Dëshironi të sugjeroni ushtrime të reja, këshilla ose shembuj që mund të shtohen në këtë trajnim.
- Dëshironi të ndani ekspertizën tuaj dhe të bashkëpunoni me ne për zhvillimin dhe testimin e seminareve të reja.
Kontakti: eti@tacticaltech.org (GPG Key / fingerprint: BD30 C622 D030 FCF1 38EC C26D DD04 627E 1411 0C02)
Kredite dhe licenca
CC BY-SA 4.0
Ky material botohet si pjese e Exposing the Invisible project - Tactical Tech's , dhe është i licencuar si Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International license
- Ky trajnim është përgatitur nga** Amber Macintyre, Cassie Cladis dhe Dharini Priscilla, në kuadër të projektit The Influence Industry Project, Tactical Tech.
- Redaktimi dhe përmbajtja: Christy Lange, Amber Macintyre, Cassie Cladis, Laura Ranca, Jasmine Erkan.
- Dizajni grafik: Exposing the Invisible, Tactical Tech.
- Zhvillimi i faqes së internetit: Laurent Dellere, Saquib Sohail.
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e projektit: Christy Lange, Amber Macintyre, Laura Ranca, Wael Eskandar, Jasmine Erkan, Cassie Cladis, Marek Tuszynski, Safa Ghnaim.
Ky program u botua si pjesë e Collaborative and Investigative Journalism Initiative (CIJI) e financuar nga Bashkimi Evropian.*
Disclaimer:
Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor EACEA can be held responsible for them.