Ky trajnim u ofron pjesëmarrësve një kuadër të përgjithshëm për planifikimin dhe strukturimin e kërkimeve mbi tema të reja dhe të panjohura. Ai përqendrohet në përshtatjen dhe zgjerimin e njohurive, aftësive dhe metodologjive të mëparshme për t'i ndihmuar ata të punojnë me skenarë dhe në kontekste të reja hulumtimi. Trajnimi u rekomandohet pjesëmarrësve që kanë të paktën përvojën bazë në hulumtim dhe vetëdijen e kërkimit online dhe në terren.
Përmbledhje e trajnimit
Përmbledhje e trajnimit
Tema: Planifikimi dhe strukturimi i kërkimeve mbi tema të reja dhe të panjohura
Objektivat:
-
T'u ofrojë pjesëmarrësve një kuadër dhe metodologji për të kuptuar dhe për të zgjidhur çështjet e problemet që mund të hasin gjatë hulumtimit të temave të reja dhe të panjohura.
-
Të paraqesë rëndësinë e zhvillimit të një plani të personalizuar për mbledhjen e informacionit në kontekste të reja.
-
T'u prezantojë pjesëmarrësve praktikat e arkivimit, indeksimit dhe përdorimit të materialeve dhe të dhënave të gjetura gjatë kërkimit.
-
Të inkurajojë pjesëmarrësit që të ndajnë dhe të zgjerojnë përvojat nga hulumtimet dhe projektet e mëparshme për të ndihmuar në skenarët e rinj dhe punën praktike.
Udhëzime të përgjithshme për trajnuesit:
-
Ky trajnim mund të ndahet në sesione prej 30-50 minutash. Midis sesioneve, mund të shtoni një pushim të shkurtër ose një veprimtari gjallëruese.
-
Për veprimtari në grupe të vogla, ndani pjesëmarrësit në grupe deri në 5 vetë.
-
Mund të caktoni role në varësi të numrit të pjesëmarrësve. Roli mund të përfshijë: Moderator, sekretar, ai që mban kohën, prezantues/artist (kur nevojitet një prezantim vizual). Të gjithë duhet të angazhohen.
-
Për trajnimin online, rekomandohet të përdorni një kohëmatës të shfaqur në ekran gjatë aktiviteteve të grupeve dhe ushtrimeve që synojnë aktivizim.
-
Përshtatni këshillat, shembujt dhe rastet sipas kontekstit të audiencës tuaj.
Forma e zhvillimit: online ose me praninë fizike të pjesëmarrësve
Kohëzgjatja e trajnimit (pa pushime): 3 orë e 30 minuta
Numri i pjesëmarrësve: 6 - 24
Trajnime të lidhura: Ky trajnim mund të kombinohet me "Evaluating Evidence and Information Sources", “Safety First: Basics of preventive digital safety”, "An Investigator’s Introduction to Risk Management", ose trajnime të tjera të rëndësishme nga lista jonë.
Artikuj dhe udhëzues të rëndësishëm nga 'Exposing the Invisible':
-
"Çfarë e bën një hulumtim të suksesshëm" "What Makes an Investigation", udhëzues nga "Exposing the Invisible: The Kit", Tactical Tech.
-
"Vlerësimi i Dëshmive dhe Burimeve të Informacionit""Evaluating Evidence and Information Sources", udhëzues nga Mario Rautner, "Exposing the Invisible: The Kit", Tactical Tech.
-
"Si mund të hulumtojmë me sukses përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike""How investigating climate change adaptation could make a difference", artikull nga Leopold Salzenstein, Exposing the Invisible, Tactical Tech (ky artikull mund të përdoret për të marrë shembuj të mundshëm mbi hulumtimin e temave dhe konteksteve të panjohura që lidhen me ndryshimet klimatike).
Aktivitete dhe modele për t'u shkarkuar:
- "Model aktivitetesh: Hulumtimi i të panjohurës" (dokument në word).
Shënim mbi përdorimin e mjeteve online për aktivitetet e trajnimit:
-
Kur sugjeroni ose ofroni një mjet online për aktivitete bashkëpunuese, mbajtje shënimesh apo prezantime nga pjesëmarrësit, sigurohuni që të jetë funksional për t'u përdorur nga shumë njerëz njëkohësisht dhe që të mos kërkojë krijimin e llogarive personale vetëm për një përdorim (p.sh., mund të caktoni akses vizitori nga një prej mjeteve që përdorni vetë).
-
Sigurohuni që mjeti/platforma të jetë e aksesueshme për përdorues me pak apo edhe pa përvojë teknike. Kjo do të kursejë kohë dhe do të sigurojë që çdo pjesëmarrës të mund të kontribuojë në mënyrë komode.
-
Informoni pjesëmarrësit paraprakisht për mjetet online që do të përdorni gjatë seancës dhe lejojini ata të njihen me to duke parë një tutorial nëse është e nevojshme.
Aktivitetet mësimore
Hapja (25 minuta)
Prezantimi i trajnimit
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Udhëzime për trajnerin:
- Fillojeni me një pyetje që lidhet me mënyrën se si funksionojnë aktualisht gazetaria dhe hulumtimet, duke zgjedhur një temë të rëndësishme (p.sh.: raportimi në distancë dhe në terren nga Ukraina - shihni një shembull për tu frymëzuar; krizat klimatike dhe si ato ndryshojnë prioritetet e raportimi, etj.)
-
Prezantoni veten dhe qëllimet e trajnimit.
-
[Opsionale] Prezantoni burimin e materialit të trajnimit (Tactical Tech).
-
Prezantoni agjendën e trajnimit.
-
Prezantoni çdo material që do të përdoret gjatë trajnimit.
-
Nëse trajnimi zhvillohet online, sqaroni se ku do të bashkëpunojnë pjesëmarrësit (p.sh., tabelë digjitale, dosje/dokument në cloud të përbashkët, etj.).
-
Sugjeroni rregulla për trajnimin, duke përfshirë respektin, krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të besueshëm për ndarjen e përvojave dhe pyetjeve, parimet e konfidencialitetit dhe të barazisë. Theksoni se "nuk ekzistojnë pyetje të gabuara" dhe se "secili është ekspert në kontekstin e tij."
-
Informoni dhe rikujtoni pjesëmarrësit të mos ndajnë histori apo informacion që mund të jetë i dëmshëm apo që shqetëson grupin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur diskutohen raste hulumtimi dhe prova që mund të shkaktojnë shqetësim.
-
Sugjerime specifike për vendosjen e rregullave të trajnimit janë të disponueshme në Udhëzuesin e Lehtësuesit, seksioni "Realizimi i trajnim-eve" (Facilitator's Guide).
-
Fjalë përshëndetëse / njohja e pjesëmarrësve
Krijo | 15 minuta
Mjete / Materiale:
-
Online: një tabelë bashkëpunuese (p.sh., Mural, Miro, etj.)
-
Të pranishëm/offline: tabelë ose letra e stilolapsa, post-it, tavolina për punë në grupe (nëse janë të disponueshme).
-
"Modeli i aktivitetit: Hulumtimi i të panjohurës" - kapitulli "Shembull i një hulumtimi ose kërkimi që keni kryer apo dëshironi të kryeni".
Udhëzime:
-
Pyeteni pjesëmarrësit që të tregojnë diçka për veten e tyre, punën dhe pritshmërinë për trajnimin.
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit të ndajnë nga një shembull hulumtimi / kërkimi që kanë bërë -- ose që dëshirojnë të bëjnë -- për një temë ose kontekst që është i panjohur për ta.
-
[Opsionale, nëse lejon koha] Pjesëmarrësit gjithashtu mund të identifikojnë vështirësitë kryesore dhe sfidat që hasin, si edhe problemet kryesore në punën standard gjatë hulumtimeve.
-
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve, ky aktivitet mund të organizohet me gjithë grupin, ose në grupe deri në 5 vetë (10 minuta), ku çdo grup raporton shkurtimisht përpara gjithë pjesëmarrësve.
-
-
Duke përdorur një model të thjeshtë në një tabelë të përbashkët online ose tabelë / letër e laps (nëse offline), pjesëmarrësit rendisin shembujt dhe mundësisht edhe sfidat.
- Këto lista mund të përdoren si pika referimi për diskutim gjatë gjithë trajnimit, sepse ato lejojnë që pjesëmarrësit të rishikojnë dhe të krahasojnë punën e tyre fillestare, me vlerësimin e tyre përfundimtar pas trajnimit.
Fragmente të një mendësie kërkuese (1 orë)
Rutinat e hulumtimit: Metodat dhe të dhënat
Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta
Mjete / Materiale:
- Prezantim (powerpoint ose materiale të tjera) i përgatitur paraprakisht me këtë përmbajtje.
Udhëzime:
Përgatitni një prezantim të shkurtër duke u fokusuar në këto pika:
-
Rutinat tona të përditshme -- Prezantoni hulumtuesin, studiuesin, gazetarin si një "aktor" që merr pjesë në rrethe të shumta të ndarjes së informacionit dhe të dhënave.
-
Mbledhja e informacionit -- Prezantoni hulumtuesin, studiuesin, gazetarin si dikë që mbledh në mënyrë aktive informacione publike dhe dëshmi speciale. Listoni grupin e metodave me të përdorura dhe llojet e informacionit / të dhënave që mblidhen zakonisht nga shumica e individëve gjatë këtij procesi. Kjo mund të strukturohet si më poshtë:
- Metodat dhe rutinat kryesore: Mund të variojnë nga teknikat specifike të kërkimit deri te praktikat më të gjera, si:
-
Metodat e kërkimit online (kërkimi në desktop): kërkime të avancuara, verifikimi i imazheve, mbledhja e të dhënave në rrjetet sociale, etj.
-
Metodat e kërkimit në terren: intervistimi i individëve, mbledhja e mostrave të mjedisit, regjistrimi i provave video, etj.
-
Mbledhja e informacionit me burim të hapur (OSINT).
-
Arkivimi i materialit (online, offline): Metodat, praktikat më të mira.
-
Mbledhja e të dhënave: Metodat, zakonet.
-
Strukturimi, indeksimi i të dhënave dhe organizimi i depozitimit të të dhënave: Metodat, praktikat më të mira
-
Rutinat për përmirësimin e mundësisë së suksesit gjatë kërkimit: Pushim për kafe, një shëtitje, lexim i lirë i një libri, që nuk ka lidhje me çështjen, etj.
-
Llojet e të dhënave dhe informacionet e mbledhura me këto metoda mund të variojnë nga specifike në të përgjithshme (p.sh. nga shënime në të dhëna të formatuara), si:
-
Regjistrime audio ose video
-
Sete të dhënash
-
Postime në rrjetet sociale
-
Artikuj lajmesh
-
Studime të ekspertëve
-
Kontaktet e burimeve, etj.
-
-
Tregoni një anekdotë ose rrëfeni një histori (nëse është e mundur nga përvoja juaj) për të shpjeguar, se si ndodh grumbullimi i informacionit kur bëhet fjalë për "grumbullim të tepërt" të informacionit, të cilin nuk e përdorim zakonisht (kjo mund të jetë në formën e shënimeve të ruajtura, screenshot-eve, artikujve të shkarkuar nga interneti, etj.)
-
Vlerësimi i rrezikut dhe ndërgjegjësimi për sigurinë -- Prezantoni këto si praktika të rëndësishme duke theksuar që në fillim se konteksti dhe metodologjia e kërkimit të secilit ndikon mbi sigurinë e hulumtuesit, të burimeve të tij dhe të informacionit që ata mbledhin.
- Vlerësimi i rrezikut dhe ndërgjegjësimi për sigurinë janë thelbësorë veçanërisht kur investigoni të panjohurën.
-
[Opsionale] Ftoni pjesëmarrësit tu përgjigjen këtyre pyetjeve:
-
"Si e mblidhni informacionin?"
-
Çfarë konsideroni SI të rëndësishëm kur eksploroni një temë ose kontekst të panjohur?"
-
Vizualizimi i radhës së punëve
Produksion | 15 minuta
Mjete / Materiale
- "Modeli i bërjes së punës - Hulumtimi i të Panjohurës" kapitulli "Aktiviteti individual: Reflektoni mbi rutinat tuaja të punës".
-
Shënime nga ushtrimi i mëparshëm për "temat dhe sfidat e panjohura" gjatë prezantimeve të pjesëmarrësve, për t'u përdorur si referencë dhe për të ndërtuar mbi to.
-
Online: Një tabelë e përbashkët online (si Mural, Miro, etj.), e njëjta që është përdorur gjatë prezantimeve.
-
Offline: Një tabelë e bardhë ose fletë të mëdha letre, stilolapsa, post-it.
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve, ky aktivitet mund të bëhet individualisht ose në grupe deri 5 vetë, ku secili grup plotëson një listë e model të bazuar në kontributin e anëtarëve të tij. Rekomandohet si ushtrim individual.
Udhëzime
[10 minuta] Ushtrim
-
Kërkoni nga pjesëmarrësit të reflektojnë mbi punën e tyre dhe të plotësojnë një listë që përfshin çështjet në vijim:
-
Metodat dhe rutinat kryesore që përdorin në punën e tyre, duke u bazuar në listën e shkurtër të prezantuar më parë, por duke e zgjeruar me metodat, teknikat dhe strategjitë që aplikojnë zakonisht, nga më specifiket tek ato më të përgjithshmet.
-
Llojet e të dhënave dhe informacionin e mbledhur me këto metoda, nga më specifiket tek më të përgjithshmet.
-
- Theksoni se metodat dhe të dhënat nuk duhet të lidhen me temat nga ushtrimi i parë, por të jenë praktika dhe lloje të tjera të përgjithshme të të dhënave që njerëzit mbledhin.
[5 minuta] Reflektim
- Ftoni disa pjesëmarrës të ndajnë vullnetarisht çfarë kanë shkruar dhe të komentojnë mbi përvojat e tyre.
Përshtatja dhe zgjerimi i praktikave te punës dhe mjetet përkatëse:
Lexo Shiko Dëgjo | 10 minuta
Mjete / Materiale
- prezantim i përgatitur paraprakisht bazuar si më poshtë.
Udhëzime
Përgatitni një prezantim të shkurtër duke u fokusuar në pikat e mëposhtme:
1. Përshtatja e 'Mjeteve të nevojshme' (toolbox) ekzistuese për tema, kontekste dhe sfida të reja:
-
Prezantoni termin 'Mjetet e nevojshme' në këtë kontekst si një gamë e gjerë mjetesh kërkimore, platformash informacioni dhe komunikimi, burimesh të dhënash e informacioni të nevojshëm për të bërë një hulumtim. Për shembull, 'mjetet e nevojshme' mund të përfshijnë:
-
guida dhe tutoriale (në format fizike apo digjital) në gjuhë të ndryshme për një temë, teknikë apo mjet që përdorim;
-
programe kompjuterike (open source ose me licencë) për analizim, shkrim, dhe ruajtje të informacionit në pajisjet tona;
-
mjete online të cilat përdoren për të shkarkuar materiale nga një platformë, por që janë të pamjaftueshme për një platformë tjetër (p.sh. shkarkues të rrjeteve sociale, mjete për ndarjen e skedave);
-
burime të dhënash publike ose komerciale (p.sh. regjistra të kompanive, të dhëna mbi pronat, statistika, harta etj.) të disponueshme në vende të ndryshme;
-
mjete për sigurinë digjitale dhe mjete të lidhura me komunikimin dhe ruajtjen e të dhënave që ndryshojnë sipas kontekstit;
-
mekanizma të qasjes në informacion publik në vende të caktuara; këto mund të zbatohen në disa vende, por jo në të tjera për shkak të ligjeve dhe politikës (p.sh. Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave -- GDPR në BE në krahasim me SHBA apo Rusinë).
-
-
Theksoni faktin që 'Mjetet e nevojshme' duhet të përkthehen, përshtaten dhe shtohen në mënyrë të vazhdueshme për të përmbushur nevojat hulumtuese në kontekste të ndryshme kohore e gjeografike, në formate të ndryshme (nga shtypi në digjital), gjuhë të ndryshme, tema të ndryshme dhe në përputhje me rregullat e kufizimet e sigurisë.
2. Lidhja me persona, institucione dhe burime të tjera të reja:
-
Përdorni shembuj për të treguar se si burime të ndryshme dhe arkiva informacioni mund të shfrytëzohen për të përmirësuar aftësitë tona hulumtuese dhe se si ato mund të integrohen në praktikat e punës.
- Për shembull, përmendni një hulumtim apo projekt ku një gazetar/studiues është lidhur me një forum online ekspertësh për një temë të caktuar, ose është këshilluar me një komunitet online ose fizik (p.sh. një shoqatë historike për hekurudhat, një klub shahu në një qytet të vogël të largët, një forum shkencëtarësh që studiojnë mjedisin, etj.)
3. Ftoni pjesëmarrësit të kontribuojnë duke i pyetur:
-
"Kur e keni parë të nevojshme të ndryshoni ose përshtatni 'mjetet e nevojshme' për të trajtuar një temë te re, apo një kontekst të ri?"
- Diskutimi do të ndihmojë për të kaluar natyrshëm në aktivitetin e mëposhtëm.
Vizualizimi i përshtatshmërisë dhe potencialit
Produksion | 25 minuta
Mjete / Materiale
-
"Modeli i aktivitetit: Hulumtimi i së Panjohurës" - kapitulli "Vizualizimi i përshtatshmërisë dhe potencialit".
-
Shënime dhe dokumente / tabela të përbashkëta nga ushtrimet e mëparshme -- për t'u përdorur si referencë dhe për të ndërtuar mbi to.
-
Për punë online: Një tabelë e përbashkët digjitale (si Mural, Miro, etj.).
-
Për punë offline: Tabelë e bardhë ose fletë të mëdha letre, stilolapsa, shënime post-it.
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në trajnim, ky aktivitet mund të realizohet ose si individ ose në grupe prej 3--5 vetash, ku secili grup plotëson një listë bazuar në kontributet e anëtarëve të tij. Këtu mund ta rekomandoni si një ushtrim individual.
Udhëzime
[10 minuta]
Kërkoni nga pjesëmarrësit të reflektojnë individualisht për punën e tyre dhe të plotësojnë një listë që përfshin këto elemente:
-
Mjetet që ata kanë përdorur deri më tani në punën e tyre, por që do të ishin të pamjaftueshme për kërkime në kontekste apo për tema të reja / të tjera.\ Këtu duhen përfshirë si konsideratat gjuhësore, ashtu edhe karakteristikat teknike të mjeteve të përdorura.
- Për shembull, një hulumtim i ri mund të kërkojë qasje në regjistrat e kompanive specifike në Seychelles, por regjistri zyrtar lokal e kufizon qasjen në të tilla të dhëna për publikun, përfshirë edhe gazetarët.
-
Komunitetet dhe aktorët me të cilët pjesëmarrësit mund të lidhen për hulumtimet e ardhshme, të cilat për arsye të ndryshme duken si të vështira për t'u kryer.
- Për shembull, një hulumtimi i ri për manipulimet e zgjedhjeve në Venezuelë mund t'i nevojitej një burim i brendshëm - nga Komisionit Zgjedhor, por kjo konsiderohet e rrezikshme si për burimin potencial, ashtu edhe për hulumtuesin.
[15 minuta] Përmbledhje dhe diskutim
-
Reflektoni mbi kontributet e dhëna nga pjesëmarrësit:
- filloni me shqyrtimin e inputeve të ndryshme, fillimisht për 'mjetet e nevojshme' dhe më pas për lidhjen me komunitetin dhe aktorët.
-
Theksoni disa gjetje interesante dhe ftoni pjesëmarrësit të ndajnë dhe të diskutojnë sfidat kryesore që perceptojnë ata.
-
Moderoni diskutimin dhe jepni komente dhe këshilla.
-
[Opsionale, nëse ju lejon koha] Kërkoni që të dalin dy vullnetarë (secili për një lloj ushtrimi) që do të kategorizojnë dhe grupojnë zëra të ngjashëm, duke treguar kështu mbivendosjet mes 'mjeteve te nevojshme' dhe komuniteteve, aty ku është e aplikueshme.
--- Pushim i rekomanduar (nëse nuk është parashikuar para këtij aktiviteti) ---
E panjohura e realizueshme (1 orë e 50 minuta)
Identifikimi dhe qasja ndaj çështjes
Punë e përbashkët | 35 minuta
Mjete / Materiale
- "Modeli i Aktivitetit: Hulumtimi i së Panjohurës" - kapitulli "Identifikoni dhe qasuni një rasti studimi".
-
Për punë online: Një tabelë e përbashkët digjitale për të bashkëpunuar (p.sh. Mural, Miro, etj.); ose faqet e PowerPoint / dokumente në word të përbashkëta (në cloud) për prezantim; dhoma virtuale ku pjesëmarrësit ndahen e punojnë në grupe.
-
Për punë offline: Tabela të bardha fizike / letër, stilolapsa, shënime post-it; dhe çdo mjet online i përbashkët i aksesueshëm për të dizajnuar prezantimet e planifikuara (si më sipër); tavolina të veçanta ose zona të ndara për grupet e punës në hapësirën fizike të disponueshme.
Udhëzime
Ndarja e pjesëmarrësve në grupe deri në 5 vete, dhënia i udhëzimeve dhe kohës që kanë në dispozicion:
[10 minuta] - Rast për t'u studiuar dhe pyetjet hulumtuese
-
Çdo grup do të zgjedhë një rast / temë nga aktiviteti i parë mbi të panjohurat e hulumtimeve.
-
Nëse mendoni që kjo përzgjedhje mund të marrë shumë kohë, caktoni ju rastet/temat.
-
Pjesëmarrësit do të punojnë së bashku për të identifikuar potencialin kërkimor për këtë temë.
-
Këshilloni që të ndajnë dhe diskutojnë vetëm projekte të cilat mund t'i bëjnë publike, pa pasur rrezik për sigurinë, konfidencialitetin apo konfliktet e interesit midis pjesëmarrësve.
-
-
Çdo grup duhet të identifikojë të paktën një pyetje thelbësore për të hulumtuar.
- Zgjedhja e dy pyetjeve të ndryshme për studim, të cilat lidhen me të njëjtën temë, mund të ndihmojë në përpilimin dhe paraqitjen e mbivendosjes së metodologjive dhe mjeteve të përdorura për të trajtuar nën-temat e ndryshme të hulumtimit.
[20 minuta] - Strategjia
-
Pasi të kenë rënë dakord për pyetjet, çdo grup përgatit një prezantim 3 min., ku përshkruan mënyrat e ndryshme se si mund t'i qasen pyetjes / pyetjeve të tyre kërkimore, për t'i prezantuar në seksionin tjetër të trajnimit.
-
Udhëzime për detyrën:
-
Përshkruani strategjinë për t'iu qasur pyetjeve dhe për të bërë kërkimin mbi temën - duke përfshirë metodat kërkimore, planin për mbledhjen e informacionit / të dhënave, mënyrat e kontaktimit të burimeve njerëzore, etj. - në vend që të jepni përgjigje konkrete për pyetjet. Kjo gjithmonë varet nga tema e zgjedhur nga grupet.
-
Konsideroni çfarë sfidash mund të sjellë strategjia e zgjedhur dhe si mund të adresohen ato.
-
Merrni parasysh rreziqet dhe masat e sigurisë që mund të jenë të nevojshme në një rast të veçantë.
-
Grupet janë të lira të zgjedhin stilin, formatin dhe mjetet për prezantimet e tyre, p.sh. prezantim në PowerPoint, diskutim i hapur, pyetje & përgjigje (Q&A), intervistë, etj.
-
-
Gjatë këtij procesi shoqëroni për pak çdo grup për të monitoruar progresin dhe për të sqaruar ndonjë paqartësi apo pyetje që mund të kenë.
-
Nëse pjesëmarrësve u nevojitet më shumë kohë apo këshillim, mund t'u tregoni se çfarë përfshin një strategji duke u ofruar një listë me pyetje që t'i udhëzojnë në trajtimin e temës. Për shembull:
-
Nga do t'ia filloni?
-
Cilat metoda do të përdorni?
-
Cilat mjete do të përdorni?
-
Si do të mblidhni informacionin?
-
Si do të lidheni me komunitetet dhe aktorët përkatës?
-
[5 minuta] -- Përmbledhje
-
Pas aktivitetit kërkoni që një anëtari nga secili grup të përshkruajë shkurtimisht pjesën më interesante të detyrës. A mësuan diçka të re?
-
Prezantimet do të zhvillohen në seancën pasuese.
Si të thyejmë akullin : "Do t'i ofroja një kafe..."
Lexo Shiko Dëgjo | 10 minuta
Udhëzime
-
Ftoni secilin prej pjesëmarrësve të thotë se kujt do t'i ofronte një kafe.
-
Ky mund të jetë një person hipotetik, të cilin ata do të donin ta kontaktonin për njohuritë dhe aftësitë e tij /e saj, jo një person specifik.
- Për shembull: "Do t'i ofroja një kafe dikujt që di më shumë se unë për kontratat e qirave në mesjetë," ose "Do t'i ofroja një kafe dikujt që mund të më ndihmojë të kuptoj se si të intervistoj njerëz që dezertojnë frontin e luftës."
Prezantim: Identifikimi dhe qasja ndaj një rasti të studiuar
Punë e përbashkët | 20 minuta
Mjete / Materiale
- Tabelat apo prezantimet e krijuara nga grupet e punës gjatë detyrës së mëparshme.
[15 minuta] - Prezantimet e grupeve
Udhëzime
-
Kërkoni nga çdo grup që të bëjë një prezantim deri në 3 minuta për mënyrën se si i janë qasur pyetjeve kërkimore të identifikuara më lart.
-
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve dhe grupeve mund të jetë e nevojshme të planifikoni më shumë kohë për këtë pjesë të trajnimit.
[5 minuta] - Përmbledhje
-
Komentoni, këshilloni e jepni ide të tjera në lidhje me prezantimet.
-
Ftoni pjesëmarrësit të bëjnë pyetje ose të ndajnë sugjerimet e tyre të lidhura me prezantimet.
Të përballesh me të panjohurën: Katër elementët e domosdoshëm
Lexo Shiko Dëgjo | 10 minuta
Udhëzime
Bëni një prezantim të shkurtër duke u fokusuar në katër elementët thelbësorë që duhet të adresohen kur nisni të hulumtoni diçka të panjohur, konkretisht:
-
njerëzit dhe komunitetet rreth temës së zgjedhur
-
vendet, konteksti gjeografik i temës
-
materialet audiovizuale, dëshmitë që lidhen me temën
-
dokumentet dhe burimet e tjera të informacionit apo të dhënave që lidhen me temën (kontrata, komunikata për shtyp, artikuj, raporte, vlerësime të shkruara, regjistra mesazhesh, etj.).
Vendosni kuadrin për secilin nga këto aspekte dhe jepni shembuj nga përvoja juaj ose nga rastet e hulumtuara nga pjesëmarrësit gjatë detyrës së tyre në grup.
Rendisni në kompjuter apo në letër këto katër elementë dhe një matricë, të cilën do ta zhvilloni më tej, për ta përdorur në ushtrimin e ardhshëm.
Pushim i rekomanduar
Çfarë mbetet ende e panjohur?
Diskutim | 25 minuta
Mjete / Materiale
-
"Aktivitet: Hulumtimi i së Panjohurës" - kapitulli "Çfarë mbetet ende e panjohur".
-
Për punë online: një tabelë e përbashkët digjitale për të bashkëpunuar (si Mural, Miro, etj.) ose dokumente word të përbashkëta (në cloud) për mbajtjen e shënimeve.
-
Për punë offline: tabelë fizike / letër, stilolapsa, shënime post-it.
Udhëzime
[20 minuta]
-
Në hapësirën kryesore të diskutimit (online ose fizikisht), ftoni pjesëmarrësit në një diskutim të moderuar mbi katër elementët e domosdoshëm, bazuar në rezultatet e detyrës së mëparshme të grupeve dhe prezantimeve:
-
njerëzit dhe komunitetet rreth një teme
-
vendet, konteksti gjeografik i një teme
-
materialet audiovizuale, dëshmitë që lidhen me një temë
-
dokumentet dhe burimet e tjera të të dhënave dhe informacionit me bazë tekstin
-
-
Diskutoni për secilin element për 5 minuta.
-
Për secilin element caktoni nga një pjesëmarrës që të drejtojë diskutimin (në total katër moderatorë), ndërsa ju mbani shënime për çfarë ndajnë pjesëmarrësit, duke përdorur një tabelë ose një dokument online. Grupojini idetë në një listë / tabelë të ngjashme me atë të ofruar në dokumentin e shablloneve të aktivitetit.
-
Pyetje udhëzuese për diskutimin --- që mund të përdoren nga moderatorët (qe e bëjnë ketë vullnetarisht):
-
Praktika të gabuara kundrejt praktikave të mira dhe rezultatet e tyre (a ia vlen? dhe nëse po, pse?)
-
Si përgatiteni që të jeni efikas kur lidheni me burime në një kontekst të ri?
-
Ku dhe kur vendosni të ndaloni hulumtimin --- ku përfundon?
-
-
Inkurajoni moderatorët dhe pjesëmarrësit, nëse është e nevojshme.
[5 minuta] -- Përmbledhje
- Kërkoni nga pjesëmarrësit të komentojnë për çfarë është shtjelluar më parë. A kanë mësuar diçka të re?
Mbyllja e diskutimit
Lexo Shiko Dëgjo | 10 minuta
Mjete / Materiale
-
Tabela e përbashkët (online ose fizike) ose fletët e përdorura më herët
-
(Faqe te Powerpoint ose materiale të tjera prezantimi) të përgatitura paraprakisht
Udhëzime
Përgatituni për një prezantim të shkurtër për të përfunduar diskutimin e mëparshëm. Theksoni pikat e mëposhtme:
-
Ka mbivendosje mes metodologjive, rezultateve të tyre dhe qasjeve mendore që mund të përdoren për t'iu qasur një teme.
-
Njerëzit, organizatat vendore dhe komunitetet shpesh janë përfaqësues të rëndësishëm të njohurive të grumbulluara dhe të prodhimit të njohurive në të tashmen dhe në të ardhmen.
-
"Një problem -- ka shumë zgjidhje" ose "disa probleme -- kanë një zgjidhje" --- disa metoda mund të zgjidhin më shumë se një problem, ndërsa metoda të tjera janë të përshtatshme vetëm për një pyetje specifike dhe një kontekst të caktuar.
-
Përdorni ushtrimet e mëparshme nga ky trajnim ose punëtori për t'u kujtuar pjesëmarrësve se si hapësirat online dhe offline të shkëmbimit promovojnë hyrjen dhe strukturimin e informacionit. .
-
E para është siguria! --- rikujtojani pjesëmarrësve që vlerësimi i rrezikut dhe ndërgjegjësimi për sigurinë janë thelbësore për çdo hulumtim, sidomos kur futesh në të "panjohurën."
-
Vendasit, organizatat dhe komunitetet mund të jenë një burim i vlefshëm njohurish mbi këto rreziqe, sepse shpesh edhe ata vetë përballen me rreziqe të mëdha.
-
Theksoni që "rreziku është i transferueshëm" dhe mund të kalojë nga hulumtuesi tek bashkëpunëtorët dhe burimet e tij dhe anasjelltas.
-
Konsultohuni me trajnimet "E para është e siguria"” dhe "Menaxhimi i Rrezikut", si dhe me "Udhëzuesin tonë bazë për sigurinë", për këshilla për sigurinë.
-
Ndani me pjesëmarrësit: "Udhëzues - E para është siguria" dhe këtë "Artikull mbi vlerësimin e rrezikut" me pjesëmarrësit si material për lexim të mëtejshëm mbi këtë temë.
-
Mbyllja e trajnimit (15 minuta)
Aktiviteti përfundimtar: Poster me konkluzione
Realizim | 5 minuta
Mjete / Materiale
-
Një tabele e përbashkët për vizatim / tabelë e bardhë (online)
-
Tabelë e bardhë / letër për flip-chart, post-it, markera (offline)
Udhëzime
-
Krijoni një poster të komunitetit ideal:
- "Le të krijojmë komunitetin tonë me njerëzit që na kanë ndihmuar gjatë hulumtimit"
-
Ftoni pjesëmarrësit të shtojnë fjalë kyçe ose të vizatojnë karakteristikat e këtij komuniteti imagjinar në një tabelë (online ose offline).
-
Këto shënime më pas mund të shkarkohen ose fotografohen për t'u marrë me vete si kujtim dhe frymëzim.
Përfundimi
Lexo Shiko Dëgjo | 10 minuta
Mjete / Materiale:
- (Opsionale) Tabela për punë të përbashkët online ose offline / fletët e ushtrimeve të mëparshme.
Udhëzime
-
Mbyllni trajnimin duke bere një përmbledhje dhe duke iu referuar materialeve dhe materialit të krijuar gjatë ushtrimeve individuale dhe në grup.
-
Inkurajoni pjesëmarrësit të bëjnë pyetje ose të japin këshilla përfundimtare.
-
Rivlerësoni sesionin; secili pjesëmarrës duhet të thotë:
-
çfarë i pëlqeu më shumë nga sesioni dhe
-
çfarë do të donte të përmirësohej në një trajnim të dytë.
-
-
Ndani kontaktin nëse ka vlerë dhe çdo detaj për ta vazhduar komunikimin.
Na kontaktoni
Ju lutemi na kontaktoni në Exposing the Invisible nëse:
-
keni pyetje në lidhje me këtë plan pune për trajnimin dhe udhëzimet për moderim,
-
e përdorni këtë plan pune dhe dëshironi të ndani komente ose sugjerime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e tij,
-
e përshtatni planin e trajnimit për një kontekst të veçantë dhe doni te ndani rezultatet,
-
dëshironi të sugjeroni aktivitete të reja, këshilla ose shembuj që mund të shtohen në këtë trajnim,
-
dëshironi të ndani ekspertizën tuaj dhe të bashkëpunoni me ne në zhvillimin dhe testimin e punëtorive të reja.
Kontakti: eti@tacticaltech.org (GPG Key / fingerprint: BD30 C622 D030 FCF1 38EC C26D DD04 627E 1411 0C02).
Kreditimet dhe licencimi
CC BY-SA 4.0
Kjo përmbajtje është prodhuar nga projekti Exposing the Invisible - Tactical Tech's, dhe licencohet sipas Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International license
-
Autor i trajnimit: Phevos Simeonidis
-
Dizajn instruktor: A. Hayder, Laura Ranca
-
Redaktimi dhe përmbajtja: Christy Lange, Laura Ranca
-
Dizajni grafik: Yiorgos Bagakis
-
Zhvillimi i faqes së internetit: Laurent Dellere, Saqib Sohail
-
Koordinimi dhe mbikëqyrja e projektit: Christy Lange, Laura Ranca, Lieke Ploeger, Marek Tuszynski, Safa Ghnaim, Wael Eskandar
Ky material është zhvilluar si pjesë e Iniciativës për Gazetari Bashkëpunuese dhe Investigative Collaborative and Investigative Journalism Initiative (CIJI), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Projektit Pilot: "Mbështetja e gazetarisë investigative dhe lirisë së mediave në BE" (DG CONNECT).
Ky tekst pasqyron pikëpamjet e autorit dhe BE nuk është përgjegjës për çdo përdorim që mund t'i bëhet informacionit të përmbajtur.