evaluate evidence grey and colors

Vlerësimi i Provave dhe Burimeve të Informacionit

Në këtë trajnim pjesëmarrësit do të mësojnë si të analizojnë dhe verifikojnë informacionin e mbledhur dhe si të vlerësojnë burimet e informacionit që të mund të vendosin mbi besueshmërinë e rezultateve të kërkimeve dhe investigimeve.

Përmbledhje e trajnimit

Tema: Metodat dhe praktikat e mira për vlerësimin e provave dhe burimeve të informacionit gjatë kërkimeve dhe investigimeve.

Objektivat:

  • Të mësoni si të analizoni dhe verifikoni informacionin e mbledhur.

  • Të mësoni si të vlerësoni burimet e informacionit për të qenë në gjendje të vlerësoni besueshmërinë e rezultateve të kërkimeve dhe investigimeve.

Rezultatet e dëshiruara:

  • Të zhvillohet një hipotezë mbi të cilën punohet e investigohet.

  • Të kuptohet si të analizohen dhe vlerësohen informacionet që mund të kthehen në prova.

  • Të vlerësohen llojet e burimeve të informacionit dhe vlera e tyre për investigimin në tërësi.

Udhëzues për trajnerët:

  • Kohëzgjatja e secilit ushtrim ndryshon në varësi të numrit të pjesëmarrësve dhe grupeve të punës. Kjo përcakton kohën e nevojshme që u duhet pjesëmarrësve të ndajnë kontributin e tyre me grupin.

  • Disa aktivitete në grup lidhen me shtjellimin e një çështjeje gjatë gjithë trajnimit. Nëse është e mundur, synoni të mbani të njëjtët individë në grupet e vogla, sepse kjo nxit bashkëpunimin dhe kursen kohë.

Formati:

Trajnim online ose me pjesëmarrje fizike

Kohëzgjatja e trajnimit (pa pushime): 3 orë e 10 minuta

Numri i pjesëmarrësve: 6 deri në 24

Trajnime të ngjashme:

Aktivitetet e trajnimit dhe materialet që do të shkarkohen:

Aktivitetet mësimore

Hapja (15 minuta)

Prezantimi i trajnimit

Lexo, Shiko, Dëgjo | 10 minuta

Udhëzues për trajnerin:

  • Filloni me një pyetje ose koment për një foto që keni zgjedhur, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

  • Prezantoni veten dhe objektivat e trajnimit.

  • [Opsionale] Prezantoni burimin e materialit që do të përdoret në trajnim (Tactical Tech).

  • Prezantoni agjendën e trajnimit.

  • Sugjeroni rregullat bazë për aktivitetin. Pyesni pjesëmarrësit nëse duan të shtojnë apo të modifikojnë këto sugjerime. Sigurohuni që të gjithë t'i kuptojnë dhe t'i miratojnë rregullat. Në Facilitator's Guide, kapitulli "Delivering the Workshops" (Si të mbajmë një seminar) mund të gjeni sugjerime të veçanta për vendosjen e rregullave të punës.

  • Përcaktoni dinamikën e punës në grup duke shpjeguar se pjesëmarrësit do të punojnë në të njëjtat grupe gjatë ushtrimeve interaktive të trajnimit.

Prezantimi i pjesëmarrësve / Ushtrim për thyerjen e akullit

Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta

Udhëzues:

  • Organizoni një raund të shpejtë prezantimesh duke i kërkuar pjesëmarrësve të ndajnë përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

    • Nga jeni? Nga ku po flisni tani? (online)
    • Me çfarë pune merreni?
  • Si alternativë mund të zgjidhni një ushtrim krijues, ku pjesëmarrësit inkurajohen të vizatojnë përgjigjet apo idetë e tyre në një tabelë digjitale, ku bashkëpunohet; nëse jeni offline, pjesëmarrësit mund të bëjnë disa 'detyra' apo të diskutojnë në grupe të vogla. Për më shumë ide e frymëzim, shikoni kapitullin ETI Facilitator's Guide.

Këshillë:

  • Për trajnimet online, nëse përdorni një aplikacion votimi të drejtpërdrejtë (si p.sh. Slido ose Mentimeter ), vendosni një lidhje përmes kompjuterit apo telefonit, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të votojnë shpejt ose të ndajnë përgjigjet e tyre.

  • Për trajnimet me pjesëmarrje fizike, pjesëmarrësit mund t'i shkruajnë përgjigjet në tabelë apo t'i thonë me gojë me radhë.

Hyrje (15 minuta)

Çfarë shikoni?

Krijo | 15 minuta

Mjete / Materiale

  • Dosje të përbashkëta në platformën online (cloud) për redaktim teksti (p.sh. Framapad) për të mbajtur shënim gjithçka dhe për të votuar (nëse është online).

  • Letër, shënime me ngjitëse, , stilolapsa (nëse është offline).

  • *"Vlerësimi i Provave -- Modele për Aktivitetet"** (Evaluating Evidence -- Activity Templates), seksioni "Aktivitet Individual: Çfarë shikon?", për shkarkim / printim ose për plotësim online; si alternativë, një tabelë digjitale me shabllon (p.sh. Miro, Mural, etj.)*

Udhëzues

5 minuta

  • Kërkoni që secili nga pjesëmarrësit të mendojë për një veçori apo ngjarje nga konteksti i tyre, të cilën e konsiderojnë interesante apo me vlerë për ta rrëfyer:

    • Diçka që ata e konsiderojnë të dyshimtë, alarmuese, ose befasuese.
    • Mund të jetë një fenomen që ndikon gjithë komunitetin apo një çështje shumë lokale.
  • Le t'i shkruajnë vëzhgimet e tyre në një dokument të përbashkët ose në një tabelë të zbrazët me maksimumi tre rreshta.

[10 minuta]

  • Të gjithë pjesëmarrësit votojnë për çfarë kanë vëzhguar apo do të dëshironin të hulumtonin, duke shënuar një X.

    • Çdo person ka dy vota në dispozicion.
    • Ata mund të votojnë edhe për vëzhgimin e tyre nëse duan.
  • Më pas, numëroni rezultatet dhe zgjidhni çështjen që ka marrë më shumë vota.

    • Nëse disa tema kanë të njëjtin rezultat, mund të zgjidhni atë që duket më komplekse për të lejuar zhvillimin e hipotezave të ndryshme.
    • Kjo do të jetë tema e investigimit për të gjitha grupet gjatë trajnimit.

Zhvillimi i një hipoteze (25 minuta)

Nga vëzhgimi te historia

Diskuto | 5 minuta

Udhëzues:

  • Shpjegoni se tani synoni të zbuloni historinë pas këtij vëzhgimi, pra: Pse po ndodh kjo?

  • Pyesni pjesëmarrësit:

"Cila është mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë temë?"

  • Dëgjoni mendimet e tyre.

  • Në varësi të sugjerimeve, mund të sqaroni që shumica e përgjigjeve bazohen në një hipotezë, kështu që mund t'ua theksoni këtë aspekt pjesëmarrësve.

  • Ose mund të shpjegoni se në fokus do të jenë "hipotezat e punës" dhe fakti që një hipotezë na ndihmon të planifikojmë dhe të organizojmë burimet dhe informacionin që kemi nevojë të mbledhim.

  • Shpjegoni shkurtimisht se çfarë është një hipotezë me të cilën operohet: "Një supozim ose shpjegim i propozuar në bazë të provave të kufizuara, i përdorur si pikënisje për investigime të mëtejshme" (burimi i përkufizimit: lexico.com).

  • Theksoni që:

    • Zhvillimi i një hipoteze bëhet duke verifikuar.
    • Kjo ndihmon në strukturimin dhe planifikimin e investigimit.
    • Është e rëndësishme të kuptoni që hipoteza fillestare nuk është e pandryshueshme (por mund të përshtatet gjatë procesit të hulumtimit).
Nga vëzhgimi te historia

Punë e përbashkët | 20 minuta

Mjete / Materiale:

Udhëzues:

[15 minuta]

  • Ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla.

  • Kërkoni nga çdo grup që:

    • Të rendisë sa më shumë hipoteza për vëzhgimin nga ushtrimi i parë (inkurajoni mendimin e lirë).
    • Në fund të procesit, secili grup duhet të zgjedhë një hipotezë të cilën e konsideron si më të mundshme.

Bëni kujdes:

  • Ruani të njëjtin kompozim grupesh gjatë gjithë aktiviteteve të përbashkëta, përveçse nëse hasni në vështirësi (p.sh. pjesëmarrësit stresohen, lodhen, apo tensionohen e nuk merren vesh mes tyre).

[5 minuta] Reflektim

  • Të gjithë pjesëmarrësit rikthehen në grupin e madh dhe ndajnë gjetjet e tyre.

  • Çdo grup, ka 1 minutë kohë për të ndarë hipotezat, dhe atë që kanë përzgjedhur si më të rëndësishme.

  • Pyesni pjesëmarrësit nëse e patën të vështirë të bien dakord për një hipotezë dhe çfarë i çoi në zgjedhjen përfundimtare.

Gjetja e provave (60 minuta)

Pse na nevojiten provat

Diskutim | 5 minuta

Udhëzues:

  • Pyesni pjesëmarrësit:

    • "Çfarë duhet të bëjmë tani me këtë hipotezë?"
  • Me shumë mundësi do të merrni përgjigje, ku do të përmenden këto fjalë kyçe:

    • verifikim,
    • prova,
    • dëshmi, etj.
  • Më pas pyesni: "Përse kemi nevojë për prova?"

  • Jepni disa minuta kohë që pjesëmarrësit të ndajnë mendimet e tyre.

Reflektim:

  • Theksoni se:

    • Investigimet janë, aq të fuqishme e të qëndrueshme, sa janë të forta provat që mblidhni për to.
    • Në disa raste, mund të përballeni edhe me ligjin nëse nuk jeni në gjendje të mbështesni hulumtimet e deklaratat me prova të forta.
Kërkimi për prova /fakte

Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta

Mjete / Materiale:

  • Përgatisni një prezantim në PowerPoint ose shkruani në letër (flip-chart për trajnime fizike).

Udhëzues:

  • Shpjegoni që pjesëmarrësit duhet të synojnë të mblidhen sa më shumë prova që të jetë e mundur për t'u vërtetuar apo rrëzuar hipotezën.

  • Përgatisni një prezantim të shkurtër duke përfshirë pikat e mëposhtme:

    • Çfarë quhet provë: "Një fakt ose një informacion që tregon se diçka ekziston apo është e vërtetë."

    • Ju synoni të provoni me çdo kusht që hipoteza juaj është e saktë.

    • Mirëpo përgjegjësia juaj është të jeni mendje hapur ndaj shpjegimeve alternative, edhe nëse ato nuk përputhen me bindjet apo besimet tuaja. Kjo do të dëshmonte se jeni një hulumtues i paanshëm dhe i besueshëm.

    • Vini re që është jashtëzakonisht e vështirë dhe rrallëherë për ndonjë investigim ka prova 100%.

    • Do të ketë raste kur -- pavarësisht gjithë përpjekjeve tuaja -- investigimi mund mbetet pa përgjigje.

Gjetja e provave

Punë e përbashkët | 25 minuta

Udhëzues:

[15 minuta]

  • Kërkoni nga pjesëmarrësit të rikthehen në grupet e vogla.

  • Kërkoni që çdo grup të shkëmbejë mendime dhe të rendisë gjithçka të mundshme si provë në lidhje me çështjen dhe hipotezën që kanë zgjedhur në aktivitetin e mëparshëm.

  • Theksoni se provat që do të paraqiten nuk duhet që domosdoshmërisht të konfirmojnë hipotezën --- ato mund edhe ta kundërshtojnë atë.

  • Përmendni se listat me prova do të ndahen më pas me një tjetër grup, që do të punojë mbi to.

  • Sugjeroni çfarë mund të përfshijnë në listë, për shembull:

    • postime në rrjetet sociale,

    • dokumente zyrtare,

    • intervista,

    • telefonata,

    • raporte,

    • ... etj.

  • Kërkoni që të jenë specifikë, p.sh:

    • të mos shkruajnë thjesht "një raport", por "një raport që tregon sa gra e vajza nuk ndjekin një kurs të caktuar universitar."

Vini re:

  • Mund të fusni edhe një element gare për të parë se cili grup sjell më shumë prova.

[10 minuta] Reflektim

  • Pjesëmarrësit mblidhen e ndajnë gjetjet e tyre.

  • Çdo grup, ka 1-2 minuta për të ndarë provat që kanë mbledhur..

  • Pyesni pjesëmarrësit nëse kishin vështirësi në mbledhjen e provave dhe a mendojnë që kanë prova që kundërshtojnë hipotezën e tyre.

Hyrje: Klasifikimi i provave

Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta

Mjete / Materiale:

  • Një prezantim PowerPoint ose letër (flip-chart për trajnime me pjesëmarrje fizike).

Udhëzues:

Shpjegoni se provat mund të klasifikohen sipas disa kategorive:

Lloji i provës:

  • Provë e drejtpërdrejtë: lidhet drejtpërdrejt me hipotezën dhe vërteton faktet (p.sh.: video, audio, foto, dëshmi të dëshmitarëve okular, dokumente zyrtare).

  • Provë indirekte: mbështet një pohim, por nuk është e fortë mjaftueshëm, sepse është kryesisht e dorës së dytë (p.sh.: deklarata nga njerëz që nuk kanë qenë dëshmitarë okular, deklarata të zëdhënësve në emër të të tjerëve).

Burimi i provës:

  • Njerëzor - i marrë nga bisedat me njerëzit.

  • Fizik - p.sh. mostra uji, dokumente gjyqësore, libra, video/foto (në format origjinal nga kamera).

  • Digjital - p.sh. informacion i gjetur në internet: artikuj online, studime, baza të dhënash digjitale, video/foto online, blogje, rrjete sociale, forume diskutimi.

Origjina:

  • Kërkim nga tavolina (internet, dokumente, libra) (desktop research).

  • Kërkim në terren (field research).

  • Theksoni se me pak mund, pothuajse gjithçka mund të manipulohet në botën digjitale, përfshirë audio, imazhe dhe video.

    • Metadata e fotografive që nuk i keni bërë vetë mund të ndryshohet shumë lehtë, prandaj nuk duhet ta konsideroni si provë përfundimtare, përveç nëse mund ta verifikoni nga origjinali dhe/ose nëpërmjet mënyrave të tjera, si kërkimet pas me të njëjtën foto që provojnë origjinën e saj (reverse image search).

Referencë:

  • Gjatë përgatitjes së këtij prezantimi, përdorni informacion dhe shembuj nga udhëzuesi:"Vlerësimi i Provave dhe Burimeve të Informacionit" (Evaluating Evidence and Information Sources), kapitulli Types of evidence and searching for proof", "Zbulimi i të Padukshmes: Udhëzuesi" (Exposing the Invisible: The Kit), Tactical Tech.
Nga vëzhgimi te historia

Krijo | 20 minuta

Mjete / Materiale

Udhëzues

[10 minuta]

  • Kërkoni nga pjesëmarrësit të kthehen në grupet e tyre (si më parë), por këtë herë të shkëmbejnë listat e provave --- çdo grup do të punojë me provat e një tjetër grupi. Prej këtij çasti ata do të punojnë me këto prova deri në fund të trajnimit.

  • Çdo grup klasifikon provat sipas kategorive të përmendura më parë, duke përdorur shabllonet e dhëna.

[10 minuta] Reflektim

  • Në sesionin kryesorë, pjesëmarrësit tregojnë për klasifikimet që kanë bërë dhe përmendin edhe provat të cilat nuk mund t'i klasifikonin lehtësisht dhe arsyet pse.

Analiza e provave (50 minuta)

Vlerësimi i provave

Punë e përbashkët| 20 minuta

Mjete / Materiale

Udhëzues

[10 minuta]

  • Pjesëmarrësit kthehen në grupet e tyre dhe vazhdojnë të punojnë me listat e ushtrimit të mëparshëm.

  • Kërkoni që çdo grup të vlerësojë provat që ka si:

    • Të dobëta

    • Mesatare

    • Të forta

[10 minuta] Diskutim

  • Kthehuni në sesionin plenar dhe shtjelloni gjetjet.

  • Pyesni pjesëmarrësit si i vlerësuan provat dhe çfarë arsyesh ka që një provë të vlerësohet si e dobët apo e fortë.

  • Pyesni gjithashtu si mund të ndryshojë fuqia e provës në varësi të kontekstit.

Përafrimi i paragjykimeve

Investigim | 15 minuta

Mjete / Materiale

  • Vlerësimi i provave: Shembuj që shpjegojnë paragjykimet dhe anshmërinë (dokument në word) — Shënim: Duhet të shkarkoni dhe përgatisni tetë shembuj në fletë shënimesh: katër me "paragjykim kognitiv" dhe katër me "shembuj të ngjashëm". Mund t'i përdorni fletët e shënimit për të bërë edhe një shembull digjital në një tabelë online (si Miro / Mural) ose t'i printoni dhe t'i ndani nëse trajnimi zhvillohet fizikisht.

Udhëzues

[10 minuta]

  • Shpjegoni shkurtimisht çfarë është një paragjykim kognitiv (cognitive bias):

    • "Një gabim sistematik në mënyrën e të menduarit që ndodh gjatë përpunimit dhe interpretimit të informacionit përreth nesh, i cili ndikon në gjykimet dhe vendimet që marrim."*
  • Ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla --- nuk është e nevojshme të jenë në grupet e mëparshme.

  • Përzini tetë fletët e shënimeve (të përgatitura) dhe kërkoni nga grupet të përputhin paragjykimet me shembujt përkatës.

  • Ata mund të përdorin kompjuterin për të kërkuar e kuptuar më mirë paragjykimet.

Reflektim

[5 minuta]

  • Ndani përgjigjet e sakta dhe pyesni pjesëmarrësit nëse kanë përjetuar ose vërejtur të tjera paragjykime.

  • Nuk është e nevojshme t'i japin paragjykimit një vlerësim formal, mjafton të shpjegojnë situatën.

Ulja e rrezikut që vjen nga paragjykimet

Diskutim | 15 minuta

Udhëzues

  • Moderoni diskutimin duke ngritur këtë çështje:

    • "Si mund të ulim rrezikun e paragjykimeve?"
  • Në fund të diskutimit, nëse nuk përmenden disa elementë të rëndësishëm, mund të theksoni se:

    • Kërkimi i opinioneve të tjera / të dyta nga kolegë apo hetues të tjerë për interpretimin e provave.

    • Rishikimi i përfundimeve pas një fare kohe.

    • Përpjekja për të rrëzuar konkluzionet dhe interpretimin e provave është një mënyrë e mirë për të testuar objektivitetin.

    • Një rregull i njohur në gazetari: Duhet, që të paktën tre burime të pavarura të konfirmojnë të njëjtin informacion përpara se lajmi të publikohet.

  • Vazhdoni duke pyetur:

    • "Cilat janë rreziqet e tjera për provat, pra faktorët që mund të ulin vlefshmërinë e tyre?"

    • Jepni si shembull: informacion i vjetruar.

  • Përfundoni duke pyetur:

    • "Çfarë mund të bëhet për të ulur këto rreziqe?"

Vini re:

  • Mundohuni ta lidhni këtë diskutim me rastin praktik që është përdorur gjatë trajnimit.

Managing evidence (15 minutes)

Menaxhimi i provave

Lexo, Shiko, Dëgjo | 15 minuta

  • Një prezantim PowerPoint ose tabela të parapërgatitura (për trajnime fizike).

Udhëzues

Përgatisni dhe bëni një prezantim të shkurtër duke shtjelluar pikat e mëposhtme:

Ruajtja e provave

  • Për provat digjitale, është e rëndësishme të mbani kopje digjitale në disqe (hard drive) të veçanta, të cilat nuk duhet të ruhen në të njëjtin vend me kompjuterin.

  • Disqet (hard drive) e brendshme dhe të jashtme duhet të jenë të koduara (të kriptuara).

    • Nëse jetoni në një vend, ku ju rrezikohet jeta fizikisht apo keni pengesa ligjore për hulumtimet që do të bëni, ruani disa kopje në një vend të sigurt jashtë shtëpisë suaj.

    • Mbani parasysh se mund të vini në rrezik të tjerët nëse ata ruajnë provat tuaja.

  • Mbani një kopje fizike të dokumenteve origjinale si letra zyrtare, por gjithashtu skanoni / fotografoni dokumentet për të pasur edhe një kopje digjitale.

    • Mbani këto kopje të kriptuara në disqet (hard drive) tuaja të brendshme dhe të jashtme.
  • Mostrat mund të degradohen shpejt (sidomos mostrat e ujit), prandaj ato duhet të përpunohen menjëherë në laborator dhe jo të mbahen në shtëpi apo në zyrë.

  • Investigimet e gjata dhe komplekse mund të sjellin një sasi të madhe provash të mbledhura, në disa raste mund të mos e kuptoni rëndësinë e një prove deri më vonë.

    • Për shembull: fotoja e një lumi të ndotur me koordinata GPS mund të bëhet e rëndësishme pasi të merrni një raport analizash nga laboratori që lidhet pikërisht atë vend.

    • Një mënyrë e mirë për të menaxhuar provat është krijimi i një liste/inventari të provave sepse kjo ju ndihmon të gjeni me shpejtësi çdo provë të mbledhur.

  • Tregoni një shembull të një inventari provash (mund të përdorni shembullin nga udhëzuesi "Vlerësimi i provave" (Evaluating Evidence), seksioni "Menaxhimi i provave": "Managing Evidence"

Mbrojtja e provave

  • Ka disa burime që mund të përdorni për të mësuar më shumë rreth vlerësimit të kontekstit dhe rrezikut, marrjes së masave si enkriptimi i disqeve (hard drive) dhe mbrojtja e komunikimeve, veçanërisht me burime konfidenciale.

Ndarja dhe publikimi i provave

  • Disa nga arsyet përse mund të konsideroni publikimin e provave të mbledhura, përpunuara dhe verifikuara janë:

    • Për të qenë të hapur e transparent, veçanërisht kur investigimet përqendrohen në zbulimin e asaj që është fshehur padrejtësisht nga publiku.

    • Publikimi lejon rishikimin dhe kontrollin e përfundimeve që keni nxjerrë dhe bëhet pjesë e një procesi të domosdoshëm rivlerësues.

    • Publikimi mund të sjellë informacion shtesë nga njerëz të motivuar që të investigojnë më tej. Ata mund të kenë akses në të dhëna të tjera dhe mund të duan ta investigojnë vetë çështjen.

  • Ekzistojnë nivele të ndryshme të ndarjes së informacionit, si ndarja me bashkë-hulumtuesit, me njerëz të rrethit tuaj, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë apo duke e bërë të qasshëm për publikun e gjerë.

    • Si rregull, identiteti i burimeve konfidenciale nuk duhet të zbulohet kurrë, as nuk duhet të publikoni informacione që japin të dhëna për identitetin e tyre.

    • Ndonjëherë, mund të blini të dhëna nga ofrues që tregtojnë regjistrat e kompanive, regjistrat tregtarë apo të pronave. Në disa raste, këta ofrues mund të ndalojnë ri publikimin e të dhënave të blera. -- Edhe pse është e këshillueshme të shmangni rrezikun ligjor duke mos ri publikuar këto të dhëna kur ekzistojnë kufizime, zakonisht nuk është problem të citoni pjesë kyçe të materialit në interes të publikut, duke u mbështetur në rregullin e përdorimit të padëmshëm "fair use".

  • Kur publikoni informacione, merrni në konsideratë një mënyrë që t'i bëjë të kuptueshme për publikun dhe qëtë tjerët të mund ta përdorin lehtësisht. hulumtimin tuaj.

  • Mos harroni të falënderoni dhe njihni autorësinë të gjithë atyre që morën pjesë në investigim, veç nëse ata dëshirojnë të mbeten anonimë. Pyesni për këtë paraprakisht.

Mbyllja (10 minuta)

Çfarë mësuam

Krijo | 5 minuta

Udhëzues:

  • Kërkoni nga pjesëmarrësit të krijojnë një listë me përfundimi mbi "çfarë mësuan" duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve në tabelën digjitale:

    • "Cilat janë përfundimet më të rëndësishme të trajnimit?"
  • Jepuni pjesëmarrësve disa minuta kohë për të shkruar mendimet e tyre dhe për të lexuar mendimet e të tjerëve.

Diskutim:

  • Theksoni disa nga pikat më të rëndësishme që janë shënuar në tabelë.
Mbyllje

Lexo, Shiko, Dëgjo | 5 minuta

Mjete / Materiale: Nuk kërkohen materiale specifike.

Udhëzues:

  • Përfundoni trajnimin me një përmbledhje. Theksoni mesazhin më të rëndësishëm.

  • Beni një përmbledhje të shpejtë duke kërkuar që secili nga pjesëmarrësit të thotë:

    • çfarë u pëlqeu më shumë nga sesioni, dhe

    • çfarë do të dëshironin të përmirësohej për herën tjetër.

  • Inkurajoni pjesëmarrësit të bëjnë pyetje ose të japin disa këshilla përfundimtare.

  • Ndani informacionin se si mund tu kontaktojnë, si dhe çdo informacion për hapat e mëtejshëm apo ndjekje pas trajnimit.

Contact Us

Please reach out to us at Exposing the Invisible if you:

  • have any questions about this workshop plan and facilitation guidelines,
  • use this workshop plan and want to share feedback and suggestions that can help to improve them,
  • adapt the workshop plan to a specific context and want to share the results with us,
  • want to suggest new activities, tips or examples that can be added to this workshop,
  • want to share your expertise and collaborate with us on developing and testing new workshops.

Contact: eti@tacticaltech.org (GPG Key / fingerprint: BD30 C622 D030 FCF1 38EC C26D DD04 627E 1411 0C02).

Credits and Licensing

CC BY-SA 4.0

This content is produced by Tactical Tech's Exposing the Invisible project, and licensed under a Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International license

  • Workshop authors: A. Hayder, Mario Rautner (as author of the "Evaluating Evidence" guide)
  • Instructional design: A. Hayder
  • Editorial and content: Christy Lange, Laura Ranca, Lieke Ploeger
  • Graphic design: Yiorgos Bagakis
  • Website development: Laurent Dellere, Saqib Sohail
  • Project coordination and supervision: Christy Lange, Laura Ranca, Lieke Ploeger, Marek Tuszynski, Safa Ghnaim, Wael Eskandar

This resource has been developed as part of the Collaborative and Investigative Journalism Initiative (CIJI) co-funded by the European Commission under the Pilot Project: "Supporting investigative journalism and media freedom in the EU" (DG CONNECT).

This text reflects the author’s view and the Commission is not responsible for any use that may be made of the information it contains.

Më shumë për këtë temë